Tosknishtja e gegnishtja në Shqipninë e re
In: Phoenix; No. 4-6 (2002): Phoenix; 151-154, 2023
academicJournal
Zugriff:
Falë interesit të profilit tim në linguistikën historike, unë e shoh bashkëjetesën e dy dialekteve kryesore të gjuhës shqipe si nji fakt tepër fatlum për linguistikën historike të shqipes. Të dy dialektet jo vetëm qi ruejnë fjalorin e veçntë, i cili ka nji randësi tëdomosdoshme për etimologjistat, por ato gjithashtu pasqyrojnë edhe cilësi të çmueshme fonetike e gramatikore të cilat edhemund të rindërtohen por me vështirësi. Kështu, gegnishtja, ma konservative, ruen disa elemente të tingullit të Proto-shqipes ma mirë se tosknishtja. Për shembull, zanoret hundore të gegnishtes janë padyshim ma afër zanoreve të shkurta para hundoreve të Proto-shqipes se sa ekuivalentet e tyne në tosknisht (kryesisht "ë"). Mandej gegnishtja e ruen të pandryshuem ndërzanoren e vjetër -n- e cila në tosknisht ka njohtë rotacizmin. Në të njajtën kohë, tosknishtja asht ma konservative nga disa pikëpamje të tjera strukturale. Për shembull tosknishtja nuk e zhvilloi risinë e kundërvumjes së zanoreve të shkurta ndaj të gjatave siç bani gegnishtja në disa pozicione të caktueme.
Titel: |
Tosknishtja e gegnishtja në Shqipninë e re
|
---|---|
Autor/in / Beteiligte Person: | Orel, Vladimir ; Marku, Arben |
Link: | |
Zeitschrift: | Phoenix; No. 4-6 (2002): Phoenix; 151-154, 2023 |
Veröffentlichung: | Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi", Shkodër, 2023 |
Medientyp: | academicJournal |
Sonstiges: |
|